Që prej krijimit të saj më 10 korrik 1960, Birra Tirana kompania më e madhe e prodhimit të birrës në Shqipëri, vazhdon tu shërbej me përkushtim konsumatorëve të saj besnik, duke ruajtur me fanatizëm të njëjtën shije dhe identitet të vecantë, që e bën atë jo vetëm birrën më të pëlqyer nga shqiptarët, por edhe një përfaqësuese të denjë midis birrave të tipit pilsner më të mira sot në Evropë dhe në botë.
Birra Tirana, është një birrë e llojit pilsner e cilësisë premium, që prodhohet bazuar mbi standartet e ligjit gjerman të puritetit, duke përdorur vetëm lëndë të para natyrale të cilësisë superiore, të furnizuar nga kompanitë më të njohura sot në Botë, si malto elbi, lupolo biter dhe aroma, maja, si edhe ujë nga burimi i njohur i Selitës.
Birra Tirana vazhdon të prodhohet sipas metodave tradicionale të prodhimit të birrës, por duke integruar teknologjinë më të përparuar të markave më të njohura botërore si Krones, KHS, Alfa-Laval, etj.
Ajo ka pasur dhe vazhdon të ketë ekipin më të kualifikuar të teknologëve dhe inxhinerëve të prodhimit të birrës në Shqipëri dhe krenohet me vlerat që ofron për klientët dhe konsumatorët e saj, por edhe për punonjësit dhe të gjithë partnerët e saj.
Aktualisht Birra Tirana prodhon dhe ofron për klientët dhe konsumatorët e saj 10 paketime të ndryshme dhe shpërndahet në të gjithë territorin e Shqipërisë, nëpërmjet një rrjeti të gjërë distributorësh që operojnë në cdo qytet dhe zonë të vëndit, duke e bërë atë të pranishme pothuajse në cdo bar, restorant apo market.
Birra Tirana, jo vetëm që ka krijuar identitetin shqiptar të birrës, por ajo ka krijuar edhe kulturën e shërbimit dhe traditën e festimit dhe argëtimit, duke u kthyer në një shoqëruese e përhershme e shqiptarëve në të gjitha festat dhe gëzimet e tyre personale, miqësore dhe familjare.