HISTORIA JONE

Që prej krijimit të saj më 10 korrik 1960, Birra Tirana kompania më e madhe e prodhimit të birrës në Shqipëri, vazhdon tu shërbej me përkushtim konsumatorëve të saj besnik, duke ruajtur me fanatizëm të njëjtën shije dhe identitet të vecantë, që e bën atë jo vetëm birrën më të pëlqyer nga shqiptarët, por edhe një përfaqësuese të denjë midis birrave të tipit pilsner më të mira sot në Evropë dhe në botë.

2018
2006
2001
1992
1983
1960

2018

Birra Tirana vazhdon tu shërbej me përkushtim konsumatorëve të saj besnik, duke ofruar produkte të garantuara me standarte cilësie evropiane dhe duke ruajtur me fanatizëm të njëjtën shije dhe identitet të vecantë, që e bën atë jo vetëm birrën më të pëlqyer nga shqiptarët, por edhe një përfaqësuese të denjë midis birrave të tipit pilsner më të mira sot në Evropë dhe në botë.

2006

Në Korrik 2006, kompania e ndryshoi emrin nga Birra Malto SH.A, në Birra Tirana SH.A, duke e unifikuar atë me emrin e brandit të prodhuar prej saj qe prej vitit 1960. Aktualisht Birra Tirana SH.A ofron 10 lloje të ndryshme të paketimit te birres dhe është e shpërndarë në të gjithë territorin e Shqipërisë.

2001

Në vitin 2001, kompania u privatizua nga Qeveria Shqiptare dhe rreth 98 % e kompanise u ble nga një grup prej 10 kompanish të njohura shqiptare, ndërsa rreth 2 % u zotëruan nga punonjësit e shoqërisë. Pas privatizimit fabrika iu nënshtrua një rikonstruksioni tërësor dhe mbi 15 milion Euro investime u kryen në të gjitha repartet, për rritjen e kapacitetit të prodhimit dhe për ndërtimin e linjave të reja të ambalazhimit, që mundësuan shtimin dhe diversifikimin e paketimeve.
Pas vitit 2002 ajo ka filluar eksportin e produkteve të saj në vënde të ndryshme si USA, Angli, Kosovë, Maqedoni, Greqi, Zvicër, Itali, etj, duke i ofruar mundësinë të gjithë konsumatorëve të saj që ta shijojnë atë kudo ku ato jetojnë, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

1992

Në vitin 1992, pas rënies së sistemit socialist në Shqipëri, Kombinati Ushqimor Ali Kelmendi u shpërbë në disa ndërmarrje shtetërore më të vogla, një prej të cilave ishte edhe Birra Malto. Ajo u shndërrua në shoqëri aksionere me ortak Ministrinë e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit në Gusht 1998, duke u quajtur Birra Malto SH.A. dhe funksionoi si e tillë deri në Qershor 2001. Gjatë kësaj periudhe ajo kreu disa investime të reja për pasterizimin e birrës dhe përmirësimin e etiketimit dhe paketimit, duke futur një teknologji bashkohore të prodhuar nga kompanitë më të njohura botërore si Krones, Alfa-Laval, etj.

1983

Në vitin 1983, Kombinati Ushqimor kreu një investim të ri për rritjen e kapacitetit prodhues të fabrikës së birrës, duke e cuar atë në 150 mijë hektolitra në vit, si edhe e përmirësoi teknologjinë e saj të prodhimit, duke i zëvëndësuar pjesën më të madhe të makinerive ruse me makineri të prodhuara në Gjermaninë Lindore dhe Suedi.

Fabrika e birrës, Tiranë që prej krijimit të saj deri ne vitet 90, ka furnizuar mbi 80 përqind të tregut të Shqipërisë, ndërkohë që një pjesë e vogël e tij në zonën juglindore të vendit furnizohej nga  “Birra Korca”, e cila kishte një teknologji të vjetër dhe modeste.

1960

Birra Tirana, është kompania më e madhe e prodhimit dhe tregëtimit të birrës në Shqipëri, që prej vitit 1960, kur ajo filloi aktivitetin e saj si pjesë e Kombinatit Ushqimor Ali Kelmendi, që ishte një ndërmarrje shtetërore. Teknologjia e fabrikës së parë të birrës ka qënë Ruse dhe Ceke dhe kishte një kapacitet prodhues prej 75 mijë hektolitra në vit. Bashkë me fabrikën e prodhimit të birrës në vitin 1960 u ndërtua edhe fabrika e prodhimit të maltos, që përpunonte elbin që kultivohej nga ndërmarrjet bujqësore në zonën e Korcës, ndërsa lupolo kultivohej në zonën e Pogradecit. Uji i përdorur për prodhimin e birrës furnizohej dhe vazhdon të furnizohet edhe sot nëpërmjet një linje të posacme nga burimi i njohur i Selitës.

Fabrika e birrës në fillimet e saj ka prodhuar vetëm birrë pilsner bionde dhe brune, sipas një recete të krijuar nga drejtuesit dhe inxhinerët e saj, të cilët kishin studiuar dhe krijuar një eksperiencë në Republikën Ceke. Ajo tregëtohej me shishe qelqi 0.5 litra të ambalazhuar në arka druri, si edhe në fuci 50 litra druri.

international award for exellence and business prestige 2003

Quality submit award new york 2003

Paris ‘2004’ Platinium

Show Buttons
Hide Buttons