Punësimi

Birra Tirana ka qënë dhe mbetet lider në industrinë e prodhimit dhe tregun e birrës në Shqipëri, sepse ajo ka ditur të tërheqë në stafin e saj, njërëzit më të talentuar që udhëhiqen nga një model bashkëkohor  i vlerave njërëzore dhe profesionale, ku prodhimi i produkteve të standarteve më të larta të cilësisë, shërbimi miqësor ndaj klientëve dhe arritja e kënaqësisë maksimale të konsumatorëve, pasioni dhe përkushtimi për të dhënë më të mirën e tyre, kreativiteti dhe inovacioni, si edhe krenaria për kompaninë dhe produktet tona, janë disa nga themelet e suksesit afatgjatë të Birra Tirana.
Modeli i rekrutimit të Birra Tirana, bazohet 100 % vetëm në cilësitë dhe vlerat individuale të kandidatëve dhe në mundësitë që ato paraqesin për tu bërë pjesë e qëndrueshme dhe afatgjatë e ekipit të kompanisë.
Cdo pjesëtar i ekipit të Birra Tirana, ka mundësinë që të zhvillojë karrierën e vet duke u trajnuar në mënyrë të vazhdueshme dhe duke zhvilluar njohuritë dhe aftësitë njërëzore dhe profesionale.

PRODHIMI

Nuk ka pozicione te lira nën këtë kategori…

LABORATORI

Nuk ka pozicione te lira nën këtë kategori…

FINANCA

Nuk ka pozicione te lira nën këtë kategori…

SHITJA

Nuk ka pozicione te lira nën këtë kategori…

MARKETINGU

Nuk ka pozicione te lira nën këtë kategori…

BURIMET HUMANE

Nuk ka pozicione te lira nën këtë kategori…

LOGJISTIKA

Nuk ka pozicione te lira nën këtë kategori…

PROGRAMI I TRAJNIMIT DHE PRAKTIKAVE TË STUDENTËVE

Nëse jeni student dhe nuk doni që të vrisni kohën tuaj duke u sorollatur apo duke pirë kafe, por synoni që ta nisni karrierën më shpejt se të tjerët, kjo është zgjedhja më e mirë që mund të bëni.

Sot ju jepet një mundësi perfekte, për tu bërë pjesë e ekipit të talenteve të reja, që do ta ndihmojnë Birrën Tirana të mbetet lider në tregun shqiptar dhe të qëndrojë  gjithmonë përpara të tjerëve! Në kuadrin e Programit të Trajnimit dhe Praktikave të Studentëve, Birra Tirana Sh.A njofton hapjen e apikimeve të mëposhtme.

PRODHIMI

Nuk ka pozicione te lira nën këtë kategori…

LABORATORI

Nuk ka pozicione te lira nën këtë kategori…

FINANCA

Nuk ka pozicione te lira nën këtë kategori…

SHITJA

PROGRAMI I TRAJNIMIT DHE PRAKTIKËS NË SHITJE

Ky program do tu ofrojë mundësinë që të përfitoni njohuritë e nevojshme dhe rritni aftësitë tuaja në rolet kyce të shitjes si: njohja e procesit të shitjes, njohja e brandit dhe produkteve, njohja e tregut të shitjes, avantazhet dhe disavantazhet ndaj konkurentëve, parashikimi i shitjeve, ndërtimi i marrëdhënieve me distributorët dhe klientët, njohja dhe zbatimi i strategjive të shitjes, promovimi i brandit, etj.

Gjatë programit të praktikës do të keni mundësi që të merrni njohuri që përfshijnë të gjitha nivelet e pozicioneve operacionale dhe menaxheriale në Departamentin e Shitjes.

 

Pozicione të lira Tiranë 3 pozicione, Elbasan 2 pozicione, Durrës 2 pozicione, Shkodër 2 pozicione, Korcë 2 pozicione, Vlorë 2 pozicione.
Afati i trajnimit dhe praktikës 3 – 6 muaj
Koha trajnimit dhe praktikës 15 -20 orë në javë
Vëndi i trajnimit dhe praktikës Pranë zyrave qëndrore të kompanisë dhe distributorëve të saj në qytete të ndryshme.
Lloji i praktikës Pa pagesë
Kriteret e Aplikimit Studentë të vitit 3 bachelor ose Master në Administrim Biznesi dhe Marketing, që kanë rezultate të larta.
Afati i Aplikimit Deri më 30 Tetor 2018

 

Për të aplikuar, dërgoni një kërkesë dhe CV tuaj në:

[email protected] ose në Facebook.com/Birra Tirana/inbox

Për informacion më të plotë kontaktoni në +35542229770

MARKETINGU

PROGRAMI I PRAKTIKËS DHE TRAJNIMIT NË MARKETING

Ky program do tu ofrojë mundësinë që të merrni njohuritë e domosdoshme për hartimin e strategjive dhe programeve të marketingut, si edhe do të mësoni dhe aftësoheni për të punuar në rolet kyce të marketingut të një kompanie si: zhvillimi dhe promovimi i brandit, ndërtimi i marrëdhënieve me agjencitë e reklamave dhe kompanitë mediatike, krijimi i reklamat televizive, reklamat outdoor dhe indoor, planifikimi dhe realizimi i materialeve promocionale, planifikimi dhe realizimi i eventeve promocionale,  hartimi dhe realizimi i fushatave nëpërmjet marketingut dixhital, etj.

Gjatë programit të praktikës do të keni mundësi që të merrni njohuri që përfshijnë të gjitha nivelet e pozicioneve operacionale dhe menaxheriale në Departamentin e Marketingut.

 

Pozicione të lira 2 pozicione
Afati i trajnimit dhe praktikës 6-12 muaj
Koha trajnimit dhe praktikës 15 -20 orë në javë
Vëndi i trajnimit dhe praktikës Zyrat qëndrore të kompanisë
Lloji i praktikës Pa pagesë
Kriteret e Aplikimit Studentë të vitit 3 bachelor ose Master në Marketing, që kanë rezultate të larta.
Afati i Aplikimit Deri më 30 Tetor 2018

 

Për të aplikuar, dërgoni një kërkesë, CV tuaj, si edhe listën e notave për periudhën e studimeve të kryera në:

[email protected] ose në Facebook.com/Birra Tirana/inbox

Për informacion më të plotë kontaktoni në +35542229770

BURIMET HUMANE

Nuk ka pozicione te lira nën këtë kategori…

LOGJISTIKA

Nuk ka pozicione te lira nën këtë kategori…

Show Buttons
Hide Buttons