SI SHIJOHET BIRRA TIRANA

Shijimi i birrës fillon përpara se të provojmë gllënjkën e parë të saj. Lloji i gotës dhe pastërtia e saj, temperatura e birrës, mënyra si është mbushur gota me birrë, ambjenti ku e pini birrën, etj.,  janë disa nga faktorët që ndikojnë në shijimin e birrës, por mbi të gjitha ju duhet ta shikoni degustimin e birrës si nje proces të menduar apo strukturuar mirë në trurin tuaj dhe jo si dicka rastësore dhe instiktive.

Ambjenti

Shijimi i birrës fillon përpara se të provojmë gllënjkën e parë të saj. Përvec zgjedhjes së gotës, mënyrës së mbushjes së birrës dhe temperaturës së saj, ambjenti ku e pini birrën ka një ndikim të madh për shijimin e saj. Ju duhet ta shikoni degustimin e birrës si nje proces të menduar apo strukturuar mirë në trurin tuaj dhe jo si dicka rastësore dhe instiktive.

Për ta shijuar sa më mirë Birra Tiranën, përpiquni që të zgjidhni një ambjent sa më të qetë, të rehatshëm dhe të ndricuar mirë, mundësisht me dritë natyrale, me qëllim që ju të mos shpërqëndroheni gjatë degustimit dhe të keni mundësinë që të shquani sa më mirë të gjitha karakteristikat pamore të birrës, si ngjyrën, qartësinë, bulzat e gazit, shkumën, etj.

Soditja dhe Nuhatja

Pasi të jeni siguruar që birra është shërbyer me gotën e duhur, në temperaturën e duhur dhe e mbushur sic duhet, kaloni disa sekonda duke soditur ngjyrën e artë, qartësinë brilante, bulzat e vogla të gazit dhe shkumën e bardhë të birrës dhe pastaj tundeni gotën dhe afroni hundën afër birrës për të nuhatur aromën e saj dhe mundohuni që ta dalloni dhe përcaktoni atë që ju nuhasni.

Birra Tirana ka një aromë të këndëshme dhe shumë ndjellëse që vjen si rezultat i një kombinimi të balancuar të aromës së maltos së elbit dhe aromës së lupolos së freskët.

Nëse nuk e ndjeni plotësisht aromën për shkak se birra mund të jetë shumë e ftohtë, mundohuni ta ngrohni paksa gotën duke e mbështjellë me dorën tuaj, pastaj mbuloje gotën me dorë dhe rrotullojeni përsëri birrën brënda saj që të clirojë plotësisht aromat.

Shijimi

Tani është momenti që të provoni gllënjkën e parë të birrës. Mbusheni paksa gojën dhe rrotullojeni birrën në gojë duke e mbajtur atë të mbyllur, deri sa birra të arrijë në pjesën e poshtme të gojes dhe të prekë qiellzën dhe muret brenda gojës tuaj.

Përpiquni të ndjeni shijen speciale të Birra Tirana, që është një kombinim i shijës së ëmbël të maltos së elbit dhe hidhësisë së këndëshme të lupolos, ndërkohë që ndjeni edhe aciditetin e lehtë dhe viskozitetin e birrës që do tu krijoj një ndjesi shumë të këndëshme përpara se ta përcillni birrën dhe të provoni përsëri një gllënjkë tjetër.

Shija e Birra Tirana krijon gjithmonë një ndjesi fantastike që zgjat dhe mbetet në memorien e kujdo që e provon atë, duke e bërë atë birrën më të dashur dhe të preferuar nga të gjithë shqiptarët, por edhe konsumatorët e huaj që arrijnë ta provojnë atë.

Show Buttons
Hide Buttons